Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se sot do të ketë ndërprerje të ujit në disa zona.
“Njoftojmë konsumatorët e Vushtrris se nesër me datë 04.06.2026 nga orët e mëngjesit deri në mesditë, pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin Gojbula, disa pjesë të Sllatinës dhe Vneshtat”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.
Tutje bëhet e ditur se ndërprerja e furnizimit bëhet për shkak të pastrimit dhe dezinfektimit të rezervuarit në Vneshta dhe se ky aktivitet realizohet me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ujit dhe për të mirën e qytetarëve tanë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!