image Banorët e Big Brother VIP bëjnë dasmë në shtëpi, kjo është nusja

Bota e Yjeve

Banorët e Big Brother VIP bëjnë dasmë në shtëpi, kjo është nusja

news image

Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, banorët po gjejnë mënyra të ndryshme për t’u argëtuar.

Njëjtë kanë vepruar edhe mbrëmjen e së shtunës, duke e improvizuar një dasmë tradicionale malësore.

Ishin aktorja Arjola Demiri dhe këngëtarja Fifi që të parat morën këtë iniciativë argëtuese.

E veshur me kostum tradicional, Arjola hyri në rolin e nuses malësore, teksa Fifi i qëndronte afër duke i kënduar një këngë nusërie.

Më pas ato vazhduan duke përzgjedhur edhe dhëndërinë (Sabiani) dhe vjehrrën (Monika), e gjithë situata kaloi me të qeshura nga banorët që e shijuan këtë moment./GazetaSinjali/