image Banorët ankohen se në lagjen 'Ulpiana' në Prishtinë parkingu është uzurpuar nga taksitë

Banorët ankohen se në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë parkingu është uzurpuar nga taksitë

news image

Parkingu i banorëve tek Fontana në lagjen ‘Ulpiana’ të Prishtinës, është bllokuar nga veturat e kompanive të taksive. Ky problem i kahmotshëm po paraqet vështirësi për banorët e lagjes.

Këtë problem banorët e kanë publikuar në faqen e Facebook-ut, ‘Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë’.

Në këto fotografi shihet se parkingu është totalisht i zënë nga taksitë, e që banorëve po u pamundësohet parkimi i automjeteve të tyre.

Te ‘Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë’ kjo po quhet edhe uzurpim nga ana e banorëve. Për këtë problem bëhet e ditur se është njoftuar Komuna e Prishtinës dhe Policia. /Gazeta Sinjali/.

https://www.facebook.com/vrojtuesitPrishtine/posts/563222097922274?__xts__[0]=68.ARDKjfTK49js1n9Km7IWxbAfj-rP2-Xg0RQ0JSwnfNUTqCPioDiRyVkS22O_heQMXCY0PenL_tr-u9Xo7ClPlJy9XkFI1KmFRSmu6lajdOOajck4TrtBkDOS-PegELRgwlPldDuap0DT_7ktNXsh6WFL0YzdcySjtBYV7DbFYZi-0KgpHn9Vpt2f2oc1TQWQtBdHi6ueozNiHziXHUmC8H4Fme9BzIIYgiwOqCZMsIakoxenuITCPvLpG3iNOrKX5DmqB1Y2_Md_GsWsTkcdKaKOVPFkdqImyuK6Wipwv94qasC903O4_qpwzL2BaC2VYfD4rq7TCHDf8L-LT7CZ-6w&__tn__=-R