image Ariu me të vegjëlit i befason ditën banorët e një fshati në Opojë (Video)

Kosovë

Ariu me të vegjëlit i befason ditën banorët e një fshati në Opojë (Video)

news image

Banorët e fshatit Blaç të Opojës janë befasuar kur sot në pikë të ditës kanë parë ariun me dy të vegjël të tij në një livadh.

Në videon e publikuar nga Televizioni i Prizrenit shihen duke kaluar rrugën ariu si dhe dy të vegjëlit e tij, nderkohë që banorët mbetën të habitur nga ajo që shikuan.

Prania e arinjve në këtë pjesë të Kosovës është bukur e shpeshtë dhe kjo dëshmon ekzistencën e madhe të tyre në parkun nacional “Sharri”.

Kohë me parë arinjtë në Prizren i kishin bërë edhe dëme të mëdha fermerëve të kësaj komune.

https://www.facebook.com/prizreni.tv/posts/pfbid02Lm6T4K3eZm5JauGmxgKhy4m7HwMNkW71xtCCHwDK6C9ff3Saq6vzqTuf4CdSWyEdl?cft[0]=AZV8X8bGWUZGIpZysjkSdx7KqSb-GCoppkoVVjRBlaSufOc4TGVzyH9jFYRIXMSBMEKw-JiIC13JXz9T6sCCW3VnRy_P7ManymZJbQ9GB8UgyzG20Hq4ve1RejkyNxGIkpo-JQHxPnPj1yU68QV_c7RNz0GhzdqiJTEEjrgCsOpkGayi2PFnF9bLsRC05m9WfqE&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/