image Banka Qendrore ka një njoftim për qytetarët e Kosovës

Kosovë

Ekonomi/ Banka Qendrore ka një njoftim për qytetarët e Kosovës

news image

Banka Qëndrore e Kosovës ka njoftuar qytetarët se të gjitha bankat janë të hapura dhe funksionojnë normalisht, anipse koronavirusi ka prekur edhe Kosovën, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e tyre thuhet se bankonmatat janë në funksion 24/7 dhe se janë duke u dezinfektuar rregullisht.

“Pas situatës së krijuar si rezultat i #Covid19, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ju njofton se të gjitha Bankat e Kosovës janë duke funksionuar normalisht, ashtu sikur edhe zonat 24/7 dhe bankomatët”, thuhet në njoftimin e tyre. Këto hapësira janë duke u dezinfektuar rregullisht”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në Kosovë sot është konfirmuar rasti i tretë me koronavirus./Gazeta Sinjali/

Njoftimi i plotë nga BQK:

Pas situatës së krijuar si rezultat i #Covid19, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ju njofton se të gjitha Bankat e Kosovës janë duke funksionuar normalisht, ashtu sikur edhe zonat 24/7 dhe bankomatët.

Këto hapësira janë duke u dezinfektuar rregullisht nga ana e bankave, por duke pasur parasysh masat mbrojtëse të rekomanduara si pjesë e parandalimit të shpërndarjes së virusit, ju lutemi që degët bankare t’i shfrytëzoni sa më rrallë dhe të përdorni më tepër kartelat bankare, dhe kanalet elektronike për të kryer shërbimet tuaja bankare.