image Banka e Shqipërisë rrit vlerën e lekut

Shqipëri

Banka e Shqipërisë rrit vlerën e lekut

news image

Vendimi i Bankës së Shqipërisë për rritjen e vlerës së lekut është reflektuar tek ankandet e bonove të thesarit, duke shtrenjtuar borxhin për qeverinë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në ankandin e një dite më parë, bonot me afat 12-mujor u shitën me një interes mesatar prej 2,19%, nga 1,79% që kishte qenë ky tregues në ankandin e mëparshëm.

Kjo rritje e interesave, çka është me leverdi për të gjithë investitorët, pasi rrit fitimin e tyre, ka reflektuar ndryshimin e normës bazë të interesit për lekun, të cilin Banka Qendrore e rriti nga 0,5% në 1%, në përpjekje për të mbajtur nën kontroll inflacionin.

Por pavarësisht rritjes së interesit, oferta e investitorëve ka qenë e limituar. Edhe në ankandin e kësaj jave nuk u plotësua shuma e kërkuar për financim nga Ministria e Financave.

Nga 9,7 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim, në ankand u paraqitën kërkesa totale në shumën e 8,5 miliardë lekëve, ndërsa Ministria e Financave pranoi oferta për më pak se 8 miliardë lekë, shkruan A2CNN.

Kjo tregon se në treg ka pak likuiditet dhe bonot e thesarit nuk po shihen si një alternativë e mirë investimi nga qytetarët.

/GazetaSinjali/