image Banka Botërore ndan mbi 720 milionë dollarë për Ukrainën

Botë

Banka Botërore ndan mbi 720 milionë dollarë për Ukrainën

news image

Banka Botërore miratoi një financim emergjent prej 723 milionë dollarësh, për të ndihmuar Qeverinë e Ukrainës që të paguajë pagat dhe pensionet e sektorit publik.

Banka tha se paketa përfshin financime nga Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Suedia, Japonia, Danimarka, Letonia, Lituania dhe Islanda.

Banka Botërore po ashtu tha se po punon për të lëshuar 3 miliardë dollarë të tjerë për Ukrainën dhe vendet e saj fqinje, në muajt e ardhshëm.

/GazetaSinjali/