Dy fëmijë arritën të mbijetojnë pasi u hodhën nga 12 metra lartësi, kur banesa në të cilën ata jetonin mori flakë.
Derisa fëmijët kërcyen, disa persona u mblodhën poshtë ndërtesës duke pritur ata.
“Daily Mail” njofton se njëri fëmijë ishte i moshës 3 vjeç dhe tjetri 10 vjeç.
Athoumani Walid, 25-vjeç, ishte një nga heronjtë që arritën të mbajë gjallë fëmijët. Ai shpëtoi dy jetë, por për fatin e tij të keq pësoi një thyerje në krahun e tij të djathtë. .
Menjëherë ka nisur një hetim për shkakun e rënies së zjarrit, si dhe për dy prindërit që kishin lënë të vetëm fëmijët.