image Raheem Sterling do të luajë në ndeshjen ndaj Kosovës

Futboll

Sport/ Raheem Sterling do të luajë në ndeshjen ndaj Kosovës

news image

Futbollisti i njohur Raheem Sterling, do të luajë në ndeshjen ndaj Kombëtares së Kosovës.

Kështu të paktën raporton Daily Mail, ku sipas tyre Sterling do të kthehet në skuadër dhe pritet të jetë startues në ndeshjen e së dielës që e zhvillon kundër Kosovës, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë se Sterling është përjashtuar nga skuadra e Anglisë për ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2020’ ndaj Malit të Zi.

Përzgjedhësi Gareth Southgate këtë vendim e ka marrë pas zënkës së tij me mbrojtësin e Liverpoolit, Joe Gomez që kishte filluar prej derbit të Ligës Premier.

Southgate ka thënë se Sterling është pjesë shumë e rëndësishme e planeve të tij, prandaj pezullimi ka ndodhur vetëm për ndeshjen ndaj Malit të Zi.

Raheem është shumë i rëndësishëm për ne, por mendova se ishte gjëja e duhur për të bërë (suspendimi). I dua të gjithë lojtarët e mi. Jemi si një familje dhe të gjitha familjet kanë mospajtime”, citohet të ketë thënë Southgate në një konferencë për shtyp./Gazeta Sinjali/