Anëtarët e kartelit të drogës, të cilët vranë 9 gra dhe fëmijë në shtetin Sonora të Meksikës, vijojnë ende luftën barbare dhe më të përgjakshme në historinë vendit.
Kjo dhunë e cila ka dalë jashtë kontrollit thuhet se është frymëzuar nga ISIS. Sipas mediave të huaja, shumë kufoma ruhen në kamionë frigoriferikë, pasi nuk ka mjaftueshëm hapësirë në morgun e vendit. Me këto ritme vrasjesh, ky vend pritet të thyejë rekordin e një viti më parë për numrin e viktimave.
Vetëm vitin e shkuar u ekzekutuan 33 mijë persona. Shumica e këtyre janë viktima të kartelit të drogës, të cilët shpesh torturohen, ekzekutohen, shpërndahen dhe hidhen në mënyrë mizore në rrugë.
Prerja e kokave është një nga mënyrat që ata ndjekin më së shumti, por nuk mungojnë as mizoritë e tjera./Gazeta Sinjali/