Sulmuesi i Brescia, Mario Balotelli, ra sërish “pre” e koreve raciste në ndeshjen e zhvilluar dje në Serie A, kundër Hellas Veronës.
Sulmuesi italian u shfaq i irrituar dhe për të shprehur zemërimin e tij goditit topin ndaj tifozëve veronez.
Futbollistët e Veronës bindën Balotellin që të vijonte takimin pas asaj që ndodhi. Menjëherë pas mbylljes së këtij takimi i cili përfundoi 2-1 për Veronën, Balotelli reagoi në rrjetet sociale, ku ka falënderuar të gjithë që i dolën në mbështetje.
Ai po ashtu ka pasur disa fjalë për tifozët që shpërthyen në kore raciste ndaj tij.
“Faleminderit kolegëve në fushë dhe jashtë saj për solidaritetin që shfaqen me mua. Faleminderit nga zemra. Treguat se jeni burra të vërtetë, jo si ata të cilët e mohojnë realitetin”.
“Ndërsa atyre që bën klithma majmunesh: Të keni turp. Të keni turp. Të keni turp para fëmijëve, grave, prindërve, të afërmeve dhe miqve tuaj…turp”, u shpreh sulmuesi italian./Gazeta Sinjali/