image Balotelli pritet të ftohet në kombëtare pas 4 viteve

Futboll

Balotelli pritet të ftohet në kombëtare pas 4 viteve

news image

Mario Balotelli është shumë afër rikthimit në Kombëtaren e Italisë.

Sipas lajmeve të fundit të Sky Sport, sulmuesi i Adana Demirspor do të jetë pjesë e grumbullimeve paraprake të Mancinit në ditët e ardhshme.

Trajneri i Azurrëve do të kërkojë ta shikojë nga afër gjendjen e Balotellit në pritje të playoff-it për Kupën e Botës kundër Maqedonisë së Veriut marsin e ardhshëm.

Super Mario, i cili nuk e vesh fanellën e Italisë nga 7 shtatori i 2018-ën, është ringjallur në Turqi me fanellën e Adana Demirspor.

Tetë gola të shënuar nga sulmuesi dhe shumë paraqitje të nivelit të lartë që kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, veçanërisht atë të Newcastle. /Gazeta Sinjali Sporti/