Futbollisti i njohur Italian, Mario Balotelli i ka bërë apel qeverisë italiane që t’i mbyll stacionet, aeroportet, portet dhe doganat derisa të gjendet kura për koronavirusin.
Sulmuesi këtë e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
“Mbyllni stacionet dhe aeroportet, portet dhe doganat, të paktën derisa të gjendet kura…Kur do ta bëni, kur të jemi të gjithë të kontaminuar me virusin?”, ka shkruar ai në Instagram.
Kujtojmë se numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në gjashtë në Itali, teksa raportohet se 224 të tjerë janë të infektuar./Gazeta Sinjali/