Në balotazhin e 14 nëntorit për komunën e Prizrenit, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar, Shaqir Totaj, do të përkrahet nga Veton Berisha i Partisë Liberale Egjiptiane.
Këtë e ka bërë të ditur Totaj përmes një postimi në Facebook.
“Përkrahjen për balotazh e kam siguruar edhe nga Partia Liberale Egjiptiane, e cila u bë pjesë e vizionit për ndryshim që së bashku me qytetarët do të fitojë me 14 nëntor. Falënderoj kryetarin e PLE, Veton Berisha, për besimin në programin tonë dhe mbështetjen për të qeverisur mirë e përgjegjshëm në Prizren. Së bashku ndërtojmë Prizrenin e të gjithëve” ka shkruar ai.
Deri tani, Totaj ka siguruar mbështetjen e Nismës, AAK-së dhe AKR-së për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune. Ai në balotazh do të garojë me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka. /GazetaSinjali/