Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka ka marrë mbështetjen e një partie tjetër për balotazh.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se bëhet fjalë për partinë e zv/ kryeministres Emilija Rexhepi, NDS.
“Angazhimit tonë po i bashkohet edhe një parti tjetër. Sot zv/kryeministrja Emilja Rexhepi konfirmoi se do të mbështes kandidaturën time për kryetar të komunës. Falënderoj edhe partitë tjera që në raundin e parë më kanë mbështetur”, ka thënë Haskuka.
Kryetari aktual i Prizrenit ka thënë se Vetëvendosje në krahasim me zgjedhjet e 2017, në këtë komunë, ka arritur të dyfishojë numrin e asamblistëve dhe votat për kryetar të komunës.
Në balotazh për zgjedhjen e kryetarit të Prizrenit Haskuka garon me kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj. /GazetaSinjali/