Ballkani do të debutojë sonte në garant evropiane.
‘Portokallinjtë’ u shpallën kampionë të Superligës për edicionin 2021-22, i cili ishte i pari në histori të klubit.
Suharekasit tani do të garojnë në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Në duelin e parë, Ballkani do ta mirëpresë sonte kampionin e Lituanisë, Zalgiris, në “Fadil Vokrri”, nga ora 20:00.
Ndërkohë bastet e favorizojnë skuadrën lituaneze për këtë sfidë.
Ballkani kuotohet me 3.0 për fitore, ndërkohë Zalgiris me 2.25, gjersa barazimi me 3.20.