image Bastore në pandemi, ofrohen baste për t'i parashikuar rastet e reja ditore me koronavirus

Botë

Singapor/ Bastore në pandemi, ofrohen baste për t’i parashikuar rastet e reja ditore me koronavirus

news image

Disa faqe bastesh në internet po ofrojnë koeficientë mbi numrin e personave të prekur me koronavirus gjatë një dite.

Ata që nuk qëndrojnë pa vënë bast në këto ditë kur shumica e vendeve kanë ndaluar aktivitetet sportive, mund të përpiqen të gjejnë numrin e rasteve të reja në çdo vend, gjatë çdo dite.

Gazeta nga Singapori, “The New Paper”, ka zbuluar 5 faqe interneti që pranojnë këto baste të pështira.

Ndërsa, faqe të tjera interneti janë treguar më të ndjeshme ndaj emergjencës që po kalon planeti dhe pranojnë baste më të lehta, të tipit se kur do të rinisë fluturimet një kompani e caktuar drejt vendeve të caktuara. /Gazeta Sinjali/