image Dalin kuotat e basteve për ndeshjen Kosova - Mali i Zi

Futboll

Futboll/ Dalin kuotat e basteve për ndeshjen Kosova – Mali i Zi

news image

Kosova do ta zhvillojë sonte një ndeshje mjaft të rëndësishme ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa fillon prej orës 20:45.

Sipas kompanisë së njohur të basteve “bet365” Kosova shihet si favorite në këtë takim.

Fitorja e “Dardanëve” e ka kuotën 1.61, barazimi vlerësohet me 3.90.

Kurse, fitorja e malazezëve e ka kuotën 6.50.