image Ballkani triumfon në derbin e javës, Gjilani arrin fitoren e parë

Futboll

Ballkani triumfon në derbin e javës, Gjilani arrin fitoren e parë

news image

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës, shkruan Sinjali Sport.

Kampioni në fuqi, Prishtina, pësoi disfatë brenda në shtëpi nga Ballkani me rezultat 0-1.

Supergoli i Ermal Krasniqit vendosi takimin, ku suharekasit arkëtojnë pikët e plota, derisa vendasit ende mbesin me një pikë.

Ballafaqimi tjetër ishte mes Feronikelit dhe Gjilanit, e që po ashtu u mbyll minimalisht në të mirë të mysafirëve, 0-1.

Gerhard Progni ia solli fitoren Gjilanit me golin e minutës së 66-të nga pika e bardhë.

Gjilani arkëtoi tre pikët e para, derisa Feronikeli ende nuk ka fituar ndonjë pikë.   /Gazeta Sinjali Sporti/