Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës, shkruan Sinjali Sport.
Kampioni në fuqi, Prishtina, pësoi disfatë brenda në shtëpi nga Ballkani me rezultat 0-1.
Supergoli i Ermal Krasniqit vendosi takimin, ku suharekasit arkëtojnë pikët e plota, derisa vendasit ende mbesin me një pikë.
Ballafaqimi tjetër ishte mes Feronikelit dhe Gjilanit, e që po ashtu u mbyll minimalisht në të mirë të mysafirëve, 0-1.
Gerhard Progni ia solli fitoren Gjilanit me golin e minutës së 66-të nga pika e bardhë.
Gjilani arkëtoi tre pikët e para, derisa Feronikeli ende nuk ka fituar ndonjë pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/