image Ballkani shënon fitore në miqësoren ndaj CSKA Moskës

Futboll

Ballkani shënon fitore në miqësoren ndaj CSKA Moskës

news image

Në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, FC Ballkani ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore, shkruan Sporti në Sinjali.

Skuadra nga Suhareka është duke zhvilluar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, teksa atje po zhvillon edhe disa ndeshje miqësore-kontrolluese.

Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi sot është takuar me skuadrën U23 të CSKA Moskës.

Fitore ka shënuar Ballkani me rezultatin 3-0, teksa golat u shënuan nga Emerllahu, Shala dhe Thaqi.

/Sporti në Sinjali/.