image Ballkani "gjunjëzon" Dritën në Suharekë, shënon fitore me aromë titulli

Futboll

Sport/ Ballkani “gjunjëzon” Dritën në Suharekë, shënon fitore me aromë titulli

news image

Ekipi i Ballkanit ka shënuar fitore tejet të rëndësishme kundër rivalit për titull, Dritës.

Skuadra e Ismet Munishit arriti që të shënojë fitore me rezultat 2:0, raporton Gazeta Sinjali.

Pjesa e parë mbaroi pa gola, por në pjesën e dytë vendasit treguan “dhëmbët”.

Fillimisht talenti i madh, Blend Baftiu e kaloi në epërsi ekipin nga Suhareka në minutën e 75-të. Pastaj malazezi, Edvin Kuc në të 82-tën i dha goditjen përfundimtare ekipit gjilanas.

Me këtë fitore, Ballkani ka 44 pikë, tri më shumë se vendi i dytë, Gjilani./Gazeta Sinjali/