Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.
Lideri i Superligës, Ballkani arriti të realizojë një fitore të lehtë ndaj Drenicës me rezultat përfundimtar, 3:0.
Golat për skuadrën nga Theranda i shënuan, Jetmir Topalli e Arbër Hoxha në pjesën e parë, ndërsa Liridon Fetahaj realizoi pak minuta para se të mbyllej ndeshja për rezultatin përfundimtar.
Teksa te takimi tjetër, skuadra e Prishtinës ka arritur të realizojë fitore me rezultat të lartë 4:0 ndaj Vushtrrisë.
Golat për skuadrën e Armend Dallkut i shënuan Endrit Krasniqi, Otto John Gathuier Mankenda dhe Meriton Korenica.
Në ndeshjen e tretë, atë ndërmjet Ferizajit dhe Feronikelit nuk pati fitues. Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
Golat në këtë ndeshje i shënuan Kenan Orana për Ferizajin dhe Nicholas Andrews për Niklin.
Kujtojmë që nesër do të zhvillohen takimet tjera të kësaj jave në Superligë.