image Ballkani e eliminon Trepçën '89, Feronikeli e fiton ndeshjen ndaj A&N

Futboll

Sport/ Ballkani e eliminon Trepçën ’89, Feronikeli e fiton ndeshjen ndaj A&N

news image

Kanë përfunduar kartë ndeshjet e zhvilluara në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Ballkanit ka arritur ta eliminojë Trepçën ’89 me rezultat 3:0, në 1/8 e finales të Kupës së Kosovës.

Golat për Ballkanin i shënuan Arbër Hoxha në minutën e 54-të, Blend Baftiu në të 81-në dhe Ermal Krasniqi (90+3).

Në çerekfinale kaloi edhe skuadra e Feronikelit që fitoi me rezultat bindës 5-0 ndaj A&N.

Në çerekfinale ka kaluar edhe Drenica, që e mposhti me lehtësi Dardanën me rezultat 4-0. Golat për Drenicën i realizuan Genc Hamiti në minutën e 26-të, Hysen Tahiri me dy golëshin e tij (37’ / 43’), dhe Bislimi që shënoi auto-gol (90+2).

Në takimin tjetër, Dukagjini e ka eliminuar në udhëtim Vitinë me rezultat 2-1 për të kaluar kështu në çerekfinale.