image Ballkani debuton sot në grupe të Ligës së Konferencës, kaq para do t'i fitojë nëse e mposhtin Cluj

Futboll

Ballkani debuton sot në grupe të Ligës së Konferencës, kaq para do t’i fitojë nëse e mposhtin Cluj

news image

Ballkani do të debutojë sot në grupe të Ligës së Konferencës.

Suharekasit të cilët shkruajtën histori duke u bërë klubi i parë kosovar që futen në fazën grupore të një kompeticioni evropian, do të synojnë që këtë histori ta rrisin akoma më shumë, për të arritur një fitore në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Shorti e hodhi Ballkanin në grupin G, përkrah skuadrës turke Sivasspor, asaj çeke Slavia Praga, dhe asaj rumune, Cluj.

Ndeshja e parë e Ballkanit në fazën grupore do të jetë ndaj rumunëve të Cluj, të cilët do të luajnë në “Fadil Vokrri” sot nga ora 18:45.

Një fitore në fazën e grupeve do t’ia siguronte Ballkanit 500 mijë euro, kurse një barazim 166 mijë sosh.

Pra, me një fitore potenciale sot, por edhe me një barazim, Ballkani përpos që do të vazhdonte të bënte historinë, do të arkëtonte edhe para të majme.

/GazetaSinjaliSport/