Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta për komunën e Suharekës.
Në bazë të këtyre rezultateve, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, mori 192 vota.
Kandidati i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Ardian Shala, radhitet i dyti me 79 vota.
Ndërsa, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, mblodhi 42 vota.
Sipas rezultateve, kandidati i AAK-së, Bali Muharremaj ka fituar pa balotazh me 58.28 për qind të votave. /GazetaSinjali/