image Bajrami: Nëse kuvendi e kalon projektligjin për shërbimin civil, LDK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese

Politikë

Bajrami: Nëse kuvendi e kalon projektligjin për shërbimin civil, LDK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese

news image

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Projektligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nuk duhet të kalojë në seancën e kuvendit.

Sipas saj ky është një Ligj antikushtetues dhe ka paralajmëruar se edhe nëse kalon ky Ligj, ata do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk do ta votojmë këtë Ligj antikushtetues dhe nëse kalon i njëjti do të përfundoj në Gjykatë Kushtetuese”, është shprehur ajo.

/GazetaSinjali/