image Bajrami: Sot qeveria e popullit nuk është në Kuvend, po ikin e s’po ballafaqohen me argumentet tona

Politikë

Bajrami: Sot qeveria e popullit nuk është në Kuvend, po ikin e s’po ballafaqohen me argumentet tona

news image

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka hedhur akuza në drejtim të mazhorancës për mospjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme, ku po diskutohet për furnizimin me teksteve shkollore.

Bajrami ka marrë si shembull mungesën e bibliotekës në Kaçanik, e që prindërve detyrohen të shkojnë në Ferizaj për të blerë tekste shkollore.

“Sot Qeveria e popullit e shpresës nuk është në Kuvend, nuk është asnjë deputet i mazhorancës. Nuk po e dimë prej kujt po ikni, pse sot nuk i kemi deputetët e mazhornacës dhe të ballafaqohen me argumentet tona. I kemi parë prindërit e Kaçanikut duke ardh në Ferizaj sepse atje nuk ka bibliotekë, duke humbur punën e tyre për t’i siguruar librat për fëmijët e tyre. Të gjitha këto kokëçarje u kemi shkaktuar prindërve. Çka me prindërit që janë me asistencë sociale, ata që llogaritë bankare i kanë të bllokuar dhe ky vit do të jetë dështim”, u shpreh ajo.

/GazetaSinjali/