image Bajrami 'godet' ministrin: Kosovës i duhet një rrugë pa njerëz me mendësi si të Hekuran Muratit

Politikë

Bajrami ‘godet’ ministrin: Kosovës i duhet një rrugë pa njerëz me mendësi si të Hekuran Muratit

news image

Pas deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se opozita po i bllokon marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur ashpër.

Bajrami thotë se Qeveria Kurti nuk janë të vetëdijshëm për dëmet që po i shkaktojnë Kosovës.

“Kur lexon deklarata të tilla e kupton që këta që na qeverisin sot nuk janë as të vetëdijshëm për dëmet që i shkaktojnë vendit. Relativizimi i dëmtimit të raporteve me aleatët tonë deri në venie të sanksioneve në këtë nivel është katastrofal për vendin”, tha Bajrami.

Bajrami thotë se VV-ja duhet ta kujtojë që vetë nuk e kanë votuar MSA-në dhe sipas saj, përgjegjësia shkon te ministri Murati për mos-votim të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.

“Sa i përket marrëveshjeve finaciare ndërkombëtare që s’po votohen në Kuvend përgjegjësia është te vet ministri, qeveria dhe shumica në Kuvend që nuk arritën me arritë konsensus për as edhe një çështje të vetme gjatë këtij mandati”, tha Bajrami.

Sipas Bajramit, Qeveria Kurti e ka vënë në rrezik Kosovën.

“Edhe njëherë kjo qeveri me këtë mendësi si të Hekuranit e ka sjellë vendin nën sanksione. Situata është e rëndë, qenësia e vendit tonë është në rrezik. Kosovës i duhet një rrugë pa këta njerëz, pa këtë mendësi”, tha Bajrami për Blic.

/GazetaSinjali/