Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i ka reaguar nënkryetares së Partisë Demokratike, Vlora Çitaku e cila përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se qeveria Kurti po i shmanget përgjegjësive dhe po “dezertojnë nga menaxhimi”.
Këtij shkrimi i ka reaguar Bajqinovci duke shpërndarë bisedën e përgjimit telefonik të Çitakut me ish-shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, e njohur si “Afera Pronto”.
“Vlora Çitaku qenka munduar ta përshkruaj Qeverinë Kurti me dy fjali. Vlora Çitaku me një fjalë: PRONTO!”, shkruan Bajqinovci.