Shtabi Emergjent i Komunës së Mitrovicës ka marrë vendim që të mbyllet qendra tregtare ETC në këtë komunë, pasi punonjësja e kësaj qendre tregtare u konfirmua mbrëmë me koronavirus, duke e shënuar kështu rastin e parë me COVID-19 në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky vendim u mor pas propozimit të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se kur është në pyetje shëndeti i bashkëqytetarëve të tij, ai është në gjendje të shkojë 20 vjet në burg.
“Besoni që do të bëhet dhe do të zbatohet pikë për pikë ose po ua jap besën që do të mbyllen. 20 vjet me shku në burg unë, unë kam me i mshel me dorë tem, pa e vet kurrkënd. Për arsye se kur është në pyetje shëndeti i bashkëqytetarëve të mi, bash kurrkënd nuk e ves. Sepse nuk e bëj për veten, por e bëj për qyttearët e mi dhe unë jam përgjegjës për qytetarët e mi dhe çfarë është në dëm të qytetarëve të mi, bashkë kurrkënd nuk e pyes, bash për kurrkënd nuk lodhna. Kështu që, ky vendim do të hyjë në fuqi sot”, tha Bahtiri në mbledhjen e Shtabit Emergjent./Gazeta Sinjali/