image Bahtiri pas takimit me Kurtin: Rastet tashmë kanë filluar të kenë një rënie

Politikë

Bahtiri pas takimit me Kurtin: Rastet tashmë kanë filluar të kenë një rënie

news image

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe zyrtarëve të tjerë qeveritar, lidhur me situatën me koronavirus.

Bahtiri ka thënë se vetëm me bashkëpunim mund të ndalet rritja e rasteve me COVID-19.

Më tutje ai deklaroi se rastet kanë filluar që të bien.

“Rastet tashmë kanë filluar të kenë një rënie, mirëpo duhet të jemi të përkushtuar plotësisht që të zbatojmë edhe masat që janë miratuar nga Qeveria e Kosovës. Pjesëmarrja e kryetarëve në këtë takim sot u shndërrua në temë dite, por binduni që shëndeti i qytetarëve është mbi secilën temë tjetër”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/