image Bahtiri pas ngjarjes në Zubin Potok: S’duhet lejuar që grupet kriminale të fuqizohen si më parë

Siguri

Bahtiri pas ngjarjes në Zubin Potok: S’duhet lejuar që grupet kriminale të fuqizohen si më parë

news image

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas sulmit që ka ndodhur sot në pjesën veriore të vendit, përkatësisht në Zubin Potok ndaj grupit të alpinistëve “Kosova Mountain Club”.

Bahtiri u ka bërë thirrje organeve të sigurisë dhe drejtësisë që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që të zbardhet ky rast dhe kryerësit të dalin para drejtësisë.

Kreu i Mitrovicës ka thënë se nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që grupet kriminale në asnjë vend e veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës të fuqizohen sipas tij sikurse vite më parë.

Të gjithë së bashku dhe secili veç e veç, duhet të kontribuojmë çdo ditë që gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime etnike apo fetare, të jetojnë të qetë në shtetin e tyre”, ka shkruar Bahtiri në Facebook./Gazeta Sinjali/