Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, tash anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka qenë cak i kanosjes nga një qytetar. Personi që po dyshohet se kërcënoi Bahtirin zbulohet se është Saim Xhafa, ish-veteran i UÇK-së.
Mesazhet e Agim Bahtirit me personin që e ka denoncuar për kërcënim janë bërë publike, por, ajo që ka rënë në sy është drejtshkrimi shumë i dobët i Agim Bahtirit.
” Ok une jom i dytyrum perte lajmrue shqecimin qe ju duke ma bae”, kishte Shkruar Bahtiri.
Shakatë në rrjet nga përdorues janë bërë viral, duke vënë në pah gabimet e shumta në komunikimin mes tyre.
Saim Xhafa, është personi që Bahtiri ka raportuar në Polici për kanosje. Ndërkaq, ky i fundit po pretendon se gjatë kohës kur në Mitrovicë po udhëhiqte Lëvizja Vetëvendosje, në krye me Agim Bahtirin ia rrënuan objektin në të cilin ai po punonte për të siguruar “bukën e gojës”.
Autoritet komunale kishin konstatuar se Xhafa ishte uzurpator e jo pronar i kësaj toke që shfrytëzohej nga Xhafa.