image Bahtiri i kthen në shtëpi maturantët mitrovicas që shkuan për ekskursion në Shqipëri

Kosovë

Tërmeti/ Bahtiri i kthen në shtëpi maturantët mitrovicas që shkuan për ekskursion në Shqipëri

news image

Lëkundjet e vazhdueshme të tokës në Shqipëri e kanë alarmuar edhe kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin.

Bahtiri ka marrë vendim që t’i kthejë në Kosovë të gjithë nxënësit e rajonit të Mitrovicës që shkuan për ekskursion në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

Vendimin e ka bërë të ditur vetë ai përmes Facebook-ut.

“Pas tërmeteve të një pas njëshme të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, komuna e Mitrovicës ka marrë vendim për kthimin e parakohshëm të gjimnazistëve që ndodheshin atje për vizitë. Gjatë gjithë kohës kam qenë në kontakt direkt me stafin arsimor që e ka udhëhequr vizitën, për t’u kujdesur për sigurinë e nxënësve tanë”, ka shkruar Bahtiri.

Ai thotë se kthimi i nxënësve në Mitrovicë është bërë për shkak të sigurisë së tyre.

“Megjithatë, në fund kemi marrë vendim për kthimin e tyre në Mitrovicë, me ç’rast iu shprehu keqardhje nxënësve tanë, por që kjo është bërë për sigurinë e tyre. Fatmirësisht, asnjë nxënës nuk ka pësuar kurrfarë dëmi”, ka vijuar shkrimin Bahtiri.

Ai ka uruar shërim të shpejtë për të gjithë ata që janë lënduar nga lëkundjet e tokës në Shqipëri. /Gazeta Sinjali/