image Bahtiri flet për shkarkimin e Veliut: Ishte befasi

Kosovë

Politikë/ Bahtiri flet për shkarkimin e Veliut: Ishte befasi

news image

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, i cili vie nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se është befasuar nga vendimi i kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin nga pozita të Ministrit të Brendshëm, Agim Veliu.

“Unë ende s’kam biseduar me Kryeministrin për ta ditur saktë se çka ka ndodhur. Ka qenë befasi për mua dhe do të shohim në të ardhmen. Nuk kam siklet unë, por nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur. E kemi situatën si e kemi dhe kam shumë takime me njerëz”, ka thënë Bahtiri.

Ndërsa sa i përket mundësisë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në vend, i pari i Mitrovicës ka thënë se është kundër këtij propozimi.

“Por sa i përket shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme jam kundër. Është një Qeveri e cila është duke punuar me tërë kapacitetin e vet për t’ju shërbyer qytetarëve. Puna e tyre e palodhshme ka qenë shumë efektive”. Është e papranueshme për mua të shpallet një gjendje e jashtëzakonshme, kur ne na duhen mjekët, Policia e Kosovës. Kemi nevojë për t’i përkrahur mjekët dhe secilin”, ka thënë ndër të tjera ai.

Duke folur për koalicionin qeverisës me LDK-në, Bahtiri ka thënë se dy partitë duhet të gjëjnë një zgjidhje të përbashkët për të vazhduar tutje.

“Këto dy parti duhet ta gjejnë një rrugë të përbashkët sipas planprogrramit që e kanë përcaktuar së bashku. Kjo qeveri duhet të vazhdojë. Duhet të uleemi dhe të shohim cila është fuqia e bashkëpunimit. Situata reale është shumë më ndryshe sesa ju që pretendoni. Dëshirën e atyre që duan ta shkatërrojnë këtë koalicion, nuk do të plotësohet. Askush nuk e ka të drejtën që të dalë mbi vullnetin e popullit”, ka thënë ai në Info Magazinë./GazetaSinjali/