Sfida e radhës për ekipin shqiptar, Bad News Eagles, do të jetë turneu i CS:GO REPUBLEAGUE, ku do të jenë në garë për një grup çmimesh prej afro 130.000 dollarë, me ekipe si NIP, fnatic, forZe dhe më shumë.
Ekipi Bad News Eagles ka marrë ftesë direkt në turneun REPUBLEAGUE së bashku me ekipet NIP, Imperial, fnatic ,Eternal Fire, Entropiq, forZe dhe 1WIN.
Turneu do të fillojë nga data 7 qershor dhe do të zgjasë deri më 29 qershor, ku tetë ekipe të ftuara dhe tetë nga turnet kualifikues do të garojnë për një grup çmimesh prej 130.000 dollarë.
Pas turneut Major i cili u mbajt në Antwerp të Belgjikës, ekipi i Bad News Eagles nuk ka qenë shumë aktiv me ndeshje profesionale, një ndeshje e ka zhvilluar në turneun PinnacleCup ku ishin të ftuar gjithashtu, por u eliminuan pasi pësuan humbje në ndeshjen e parë kundër ekipit ECSTATIC.