image BNE-ja eliminohet nga IEM Rio Major 2022, pas disfatës kundër Natus Vincere

Sporte të tjera

BNE-ja eliminohet nga IEM Rio Major 2022, pas disfatës kundër Natus Vincere

news image

Bad News Eagle, BNE, është eliminuar nga Kampionati i video-lojës Counter-Strike: Golbal Offensive, Rio Major 2022, pasi u mund në rrethin e katërt nga ekipi ukrainas Natus Vincere.

Skuadra kosovare BNE kishte kaluar tashmë pritshmëritë në Brazil, duke e arritur rrethin Legends Stage dhe mbi të gjitha duke e mundur kampionin në fuqi dhe ekipin numër një në botë, FaZe në rrethin e tretë të dielën.

Por takimi me skuadrën numër katër në botë Natus Vincere menjëherë pas triumfit ndaj favoritëve kryesorë doli të ishte shumë i vështirë për t’u kapërcyer për kosovarët.

BNE pësoi keq 16:3 në mapin e parë Ancient, ku u mbizotërua plotësisht nga ukrainasit, para se ta humbiste edhe mapin e dytë Nuke 16:9, që të dyja maps të parapëlqyera të kundërshtarit.

/GazetaSinjali/