image "Babi, një erë e frikshme të mori nga ne", postimi prekës i vajzës së 51-vjeçarit që vdiq nga COVID-19

Sociale

“Babi, një erë e frikshme të mori nga ne”, postimi prekës i vajzës së 51-vjeçarit që vdiq nga COVID-19

news image

Rasim Thaqi është 51-vjeçari nga Gjakova i cili ka humbur dje betejën me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Vajza e të ndjerit, Viola Thaqi, ka shkruar se e humbën familjarin e tyre atëherë kur patën më së shumti nevojë për të.

“Babi, një erë e frikëshme të mori nga ne që deshtëm shumë! Babi, mami luftoj së bashku me ty deri në frymën e fundit, deshti që bashkë me ty të luftoj atë sëmundje, deshi që të të mbrojë! Babi ti ishe një person me vlera të larta, babi kur patëm nevojë më së shumti na ike!Babi pusho i qetë, krenar gjithmonë me ty!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kujtojmë se gjatë ditë së djeshme MSH-ja raportoi se 24 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19. /Gazeta Sinjali/