image Babë e bir u plagosën në New York duke shpëtuar një grua nga grabitësit, shqiptari: Do ta bëja sërish

Shqipëri

Babë e bir u plagosën në New York duke shpëtuar një grua nga grabitësit, shqiptari: Do ta bëja sërish

news image

Babë dhe bir u plagosën të shtunën në New York, duke e shpëtuar një të moshuar nga grabitësit.

Rasti ndodhi në picerinë në lagjen Queens pronarë të së cilës janë dy shqiptarëve nga Ulqini, Louie Suljoviq dhe babai i tij Qazim Suljoviq.

Babai u godit me thikë nëntë herë dhe së bashku me djalin mori plagë të rënda në mushkëri.

E moshuara u godit gjithashtu me thikë në shpinë nga njëri prej grabitësve.

38-vjeçari shqiptar tha se do ta bënte sërish të njëjtën gjë sa herë që dikush do të ketë nevojë për ndihmë.

Louie Suljoviq theksoi se e viziton Shqipërinë sa herë që ka mundësi.

“Kam lindur në SHBA, babai i ka emigruar në Amerikë, babai na ka rritur në mënyrën e duhur për të bërë gjënë e duhur. Kam që në vitin 2020 pa ardhur, e kam vizituar çdo verë Shqipërinë. Preferoj Ulqinin, ku kam dhe të afërmit e mi”, tha ai në Top Chanel.

E moshuara u tha policëve se të dyshuarit i ishin afruar asaj nga prapa dhe pasi e kishin shtyrë ia kishin grisur çantën me thikë.

Babë e bir morën vlerësime nga Këshilli bashkiak, ndërkohë që për ta është hapur dhe një fondacion në GoFoundMe, për të ndihmuar në shërimin e Qazimit.

“Louie dhe babai i tij janë ndër qytetarët më të mirë që ka New Yorku. Ne i falënderojmë ata për trimërinë e tyre dhe iu urojmë shërim të shpejtë”, shkroi në Twitter policia amerikane.

/GazetaSinjali/