image Babai raporton në polici se i ka humbur vajza që nga 8 prilli - Sinjali

Babai raporton në polici se i ka humbur vajza që nga 8 prilli

news image

Një burrë në Vushtrri ka raportuar në polici se i ka humbur e bija, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka deklaruar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia mbrëmjen e 8 prillit dhe nuk është kthyer më.

Që nga ajo ditë, askush nga familja nuk di asgjë për fatin e saj.

“Më 24.04.2021 ankuesi mashkull/kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër/kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: