Një burrë në Vushtrri ka raportuar në polici se i ka humbur e bija, raporton Gazeta Sinjali.
Ai ka deklaruar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia mbrëmjen e 8 prillit dhe nuk është kthyer më.
Që nga ajo ditë, askush nga familja nuk di asgjë për fatin e saj.
“Më 24.04.2021 ankuesi mashkull/kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër/kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/