62-vjeçari nga fshati Dumicë i Podujevës i cili është i infektuar me koronavirus në një prononcim për Gazetën Sinjali ka thënë se virusi Covid-19 nuk është i rrezikshëm siç është thënë deri më tani.
Llapjani i infektuar ka theksuar se koroanvirusi është i ngjashëm me një grip të lehtë, ai ka rekomanduar që të largohet frika nga virusi Covid-19.
“Ne jemi mirë, nuk është qysh po flitet. Nuk është i rrezikshëm. Unë me kënd kam biseduar ju kam tregu se është një lloj gripi i lehtë shumë. Friken duhet me e largu numër një”, ka thënë ai për Gazetën Sinjali.
I infektuari me koronavirus ka thënë se stafi mjekësor janë duke u përkujdesur mirë për të infektuarit.
“Sa i përket stafit fort mirë janë tu na prit, fort mirë duke u sjell. Çdo njeri e ka ma shumë e ka tuten se sa zahmetin. Pa kurrë far problemi nuk kemi. Përgjegjësi jemi mirë”, ka thënë ai.
I prekuri me koronavirus tutje është shprehur se dëshiron që të shërohen të gjithë personat e prekur nga ky virus.
“Unë kom qejf me dëgju mirë për të gjithë, jo vetëm për personat në Kosovë, por për të gjithë . Nuk është gjendja qysh flitet”.
Gazeta Sinjali ka raportuar ditë më parë se 62-vjeçari ka ardhur nga Itali dhe më vonë ka rezultuar pozitiv me virusin Covi-19, ku me pas janë infektuar edhe babai dhe motra e tij.
Babai i të infektuar ka vdekur ditë më parë në moshën 82 vjeçare nga koronavirsui, duke u bërë viktima e parë e virusit Covid-19.
Në Kosovë deri më tani janë 86 persona të infektuar me koronavirus, një prej tyre është shëruar dhe një tjetër ka vdekur. /Gazeta Sinjali/