Nexhmedin Rashica, babai i futbollistit kosovar Milot Rashica është emëruar drejtor i Shëndetësisë dhe mirëqenies Sociale në komunën e Vushtrrisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Jam i nderuar për besimin e dhënë ndaj meje, për të udhëhequr me “Drejtorinë e Shëndetësisë dhe mirëqenies Sociale”. Nderi, respekti dhe përkushtimi për ju, do jetë prioriteti im në çdo kohë”, shkroi ndër tjera ai.
Nexhmedin Rashica me profesion është dentist. /GazetaSinjali/