image Babai i Haaland zbulon ofertat e verës për djalin e tij, Real Madridi ishte zgjedhja e tretë

Futboll

Babai i Haaland zbulon ofertat e verës për djalin e tij, Real Madridi ishte zgjedhja e tretë

news image

Erling Haaland u transferua tek Manchester City këtë verë, pasi klubi anglez vendosi që ta paguajë klauzolën e norvegjezit e cila ishte rreth 52 milionë funte.

22-vjeçari raportohet se kishte disa oferta nga klubet e mëdha evropiane, por ai zgjodhi në fund Manchester City, duke ndjekur hapat e babait të tij që dikur ishte pjesë e skuadrës së Citizens.

Alfie, babai i golashënuesit aktual të Premier League, tani ka zbuluar preferencat e Erling verën e kaluar dhe renditi skuadrat sipas dëshirave të sulmuesit.

“Man City ishte skuadra më e mirë për ne, Bayern i dyti, Madridi i treti dhe PSG i katërti”, tha Alfie në një dokumentar për vendimin e djalit të tij.

Zgjedhja e Haaland duket se është e duhura, sepse norvegjezi tashmë ka shënuar 11 gola në tetë ndeshje të luajtura. 

/GazetaSinjaliSport/