image Babai i Boris Johnson: Është rritur me dele dhe ajër fshati, do ia dalë

Botë

Pandemia/ Babai i Boris Johnson: Është rritur me dele dhe ajër fshati, do ia dalë

news image

Kryeministri britanik, Boris Johnson, prej mbrëmjes së djeshme ndodhet në terapi intensive për shkak se gjendja e tij është përkeqësuar.

Në këtë situatë ka ardhur një deklaratë edhe nga babai i tij Stanley Johnson i cili thotë se biri i tij do t’ia dalë mbanë.

“Karakteri i djalit tim është formuar këtu dhe në një fshat të vogël që quhet Winsford. Ai është rritur në fermë kodrinore me delet dhe duke punuar me kafshët”, ka deklaruar ai.

79-vjeçari ka folur nga izolimi shkruan Daily Mail. Ndërkohë gjendja e Johnson vijon të mbetet e njëjtë megjithatë ai nuk e ka pasur të nevojshme intubimin me oksigjen.