Një baba që ngatërroi një të ftohtë me koronavirusin vrasës ka varur veten për të mbrojtur familjen në një fshat të Indisë.
Familja e Bala Krishna thotë se ai ishte i fiksuar me videot për sëmundjen para se të vetëbindej se ishte i infektuar.
50-vjecari nga Andhra Pradesh, mbylli gruan dhe tre fëmijët e tij në shtëpi para se të varej në një pemë pranë varrit të nënës së tij.
Më herët mediat lokale thonë se e kishte mbyllur veten në një dhomë të shtëpisë dhe u thoshte të tjerëve të qëndronin larg tij.
Djali i tij Balamurali tha: “Na gjuante me gurë e sende të tjera që të mos na linte të afroheshim. Kishte frikë se do të infektoheshim. Vari veten që të na shpëtonte”.
Bala ishte diagnostikuar me të ftohtë dhe kishte probleme me zemrën, doktorët i kishin dhënë një maskë për ta mbajtur për të mos përhapur mikrobet dhe ai e kishte keqinterpretuar. /Gazeta Sinjali/