image Babai i Astrit Dehari: Gjatë gjithë kohës janë bërë manipulime që ta fshehin të vërtetën

Kosovë

Babai i Astrit Dehari: Gjatë gjithë kohës janë bërë manipulime që ta fshehin të vërtetën

news image

Ndonëse në gjendje pandemie, homazhe të shumta po kryehen te varri i Astrit Deharit në Zllatarë të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Babai i të ndjerit Astrit Dehari, Avni Dehari, tha se gjatë tërë kësaj kohe janë bërë manipulime të shumta për t’u fshehur e vërteta, duke thënë se Astriti është vetëvrarë.

“Kanë bërë manipulime të shumta që ta fshehin të vërtetën, që ta quajnë vrasjen,  vetëvrasje. Ne kemi ftuar ekipin zviceran për këtë rast. E mira do të kishte qenë t’u drejtoheshim organeve të drejtësisë së Kosovës, por nuk e bjënë punën si duhet, e bëjnë të kundërtën”, tha Dehari.

Tutje, Dehari i ka përshëndetur të pranishmit.

“Unë i përshëndetës të gjithë këta të pranishëm që kanë ardhur këtu të na gjenden pranë, përkundër që jemi në pandemi”, tha ai.

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, me 5 nëntor të 2016-ës, në rrethana ende të pasqaruara, vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari./Gazeta Sinjali/