image Babai i Albertit nuk kishte bërë kërkesë që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit

Kosovë

Babai i Albertit nuk kishte bërë kërkesë që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit

news image

Albert Krasniqi i cili mbeti i vrarë mbrëmë nga babai i tij, Skënder Krasniqi është varrosur sot në varrezat e qytetit të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Avokati i dorasit, Ramiz Krasniqi u shpreh se babai i Albertit nuk ka bërë kërkesë që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

Sipas tij, kjo ka ndodhur pasi që gjendja e tij shëndetësore është e keqe.

“Jo nuk kemi bërë kërkesë, nuk ka pasur kërkesë nga ana jonë që të marrim pjesë në ceremoninë e varrimit. Kjo është me pëlqimin e Skënderit sepse ai është në gjendje të keqe shëndetësore”, tha Krasniqi./Gazeta Sinjali/