image Babai e kërcënon me armë djalin e tij në Suharekë

Siguri

Babai e kërcënon me armë djalin e tij në Suharekë

news image

Një person është ankuar në Policinë e Suharekës se babai i tij e ka kërcënuar me armë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit brenda policisë atje kanë bërë të ditur se kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Duhel të Suharekës.

Gjithashtu është bërë e ditur se i njëjti përveç që dyshohet se ka kryer veprën penale ‘dhunë në familje’, ndaj tij janë iniciuar hetimet edhe për ‘armëmbajtje pa leje’.

Rastet e dhunës në familje çdo ditë e më shumë po shënojnë rritje, Gazeta Sinjali gjatë këtij viti ka raportuar për disa raste kur dhuna në familje ka përfunduar me fatalitet.

/Gazeta Sinjali/